Mustafa: Kosova nuk humbet asnjë pëllëmbë tokë

114

 


Mustafa: Kosova nuk humbet asnjë pëllëmbë tokë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha në mbledhjen e radhës së qeverisë, deklaroi se pretendimet e opozitës se po i jepet territor Malit të Zi janë të pabazuara. Ai theksoi se Kosova nuk humbet asnjë pëllëmbë tokë nga kjo marrëveshje.

Moebel THEMA

Kreu i qeverisë, bën me dije se: ”Qeveria konsideron se Kosova nuk humb asnjë pëllëmbë tokë me Marrëveshjen për shënimin ë kufirit me Malin e Zi, të cilin e ka administruar në kushtet mbi të cilat është shpallur pavarësia e saj. Vlerëson lartë përkushtimin e SHBA-së për ratifikimin e kësaj Marrëveshjeje dhe ekspertizën e Departamentit të Shtetit”.

Besimi i qytetarëve të Kosovës për SHBA-të është i madh dhe i palëkundur, prandaj Qeveria beson shumë se deputetët do të veprojnë në harmoni me strategjitë të cilat i kemi ndërtuar dhe po i ndërtojmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çdo veprim tjetër nuk është në interes të Kosovës, të sovranitetit të saj dhe të integritetit territorial.

Kryeministri kosovar tha se zgjidhja e kësaj çështjeje, do t’i hapte rrugë përkrahjes edhe me të fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më tej ai ka shtuar se: ”Qeveria do të punojë po ashtu në reformatime të nevojshme të brendshme, reforma të agjencioneve qeveritare dhe atyre të pavarura si dhe të qeverisjes korporative të ndërmarrjeve publike, të cilat e ngritin edhe më shumë dinamikën dhe efikasitetin në punë, por edhe përkushtimin për zbatimin e orientimeve strategjike, të cilat i kemi ndërtuar së bashku me partnerët tanë ndërkombëtar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian”.

Comments