Mustafa: Ligji për Trepçën i hap rrugë zhvillimit të vendit

120

Moebel THEMA

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka reaguar në Facebook pas miratimit të Ligjit për Trepçën

Mustafa përmes Facebook-ut ka thënë se ky ligj i hapë rrugë zhvillimit të vendit.

Ai tha se u kishte premtuar minatorëve për zgjidhjen e çështjes së Trepçës në të mirën e të gjithëve.

“Në Javën e Minatorit, në fillim të këtij viti, u pata premtuar Minatorëve se zgjidhjen e Trepçës do e bëjmë në të mirë të të gjithëve.

Sot u aprovua Ligji për Trepçën, ligj ky që i hapë rrugë zhvillimit. Me Fat!”, ka shkruar Mustafa.

Ligji i cili pas shumë kohës bëri bashkë pozitë dhe opozitë e bënë Qeverinë e Kosovës me 80 përqind dhe punëtorët me 20 përqind aksionarë./21Media

Comments