Mustafa: Në kohën time s’kishte ndërhyrje politike në Telekom, Zeka: Je shkatërrimtari numër një i ndërmarrjes

257
fresco

Ish-kryeshefi i Telekomit, Agron Mustafa ka thënë se Posta dhe Telekomi po shkon drejt shkatërrimit dhe falimentimit. Ai pohon se në kohën kur e udhëhiqte këtë institucion, nuk kishte ndërhyrje politike. Por ndryshe thotë deputeti Milaim Zeka, raporton Periskopi.
Mustafa sonte në Debat Plus ka thënë se në atë kohë nuk kishte shumë të punësuar dhe se tani është vështirë të largohen punëtorët.

‘Aq i kam hasë, mbi 2 mijë punëtorë. Është problem sot me i largu sepse shumica e kontratave janë në kohë të pacaktuar dhe ligji është i atillë. Në kohën time janë punësuar 90-100 persona, jo më shumë. Janë punësuar në kohë të ndryshme.

Menjëherë ka reaguar deputeti Milaim Zeka, duke thënë se shkatërrimtari kryesor i Telekomit është Agron Mustafa, nën direktiva të politikës.

‘’Shkatërrimtari numër një është Agron Mustafa i cili nuk ka bë asnjë vepër penale por vetëm me urdhër të kreut të PDK-së. E di që pa politikë nuk bëhet kurrëgjë. E tha atë sepse ky nuk është budall që ka pasë. Edhe këtë edhe Shyqyri Haxhën. Asnjë prej tyre s’kanë mujt me shku pa miratimin e politikës. Pastaj kanë ndodh kombinimet të cilat i kanë bërë me kreun e LDK-së. Rënia drastike ka ndodh në kohën kur Mustafa është emëru drejtor ekzekutiv, qoftë gradimeve paushalle.’

Comments