Mustafa sqaron: Nuk ka pezullim të diskutimeve mes grupeve punuese

556
fresco

Zëdhënesi për media i subjektit politik LDK, Besian Mustafa përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk ka pezullim të diskutimeve mes dy subjektve LDK dhe LVV.

Ai tha se diskutimet mes grupeve punuese po vazhdojnë punën për përfarim të programeve

Ndërsa, për bashkëqeverisje ai tha se diskutimet do të vazhdojnë pas certifikimit të rezultateve.

Ky është postimi i plotë i Besian Mustafës:

S Q A R I M

Nuk ka pezullim të diskutimeve!

Po vazhdojnë diskutimet mes grupeve punuese të LDK-së dhe LVV-së për përafrim të programeve tona. Diskutimet në nivel politik për bashkëqeverisjen LDK-LVV vazhdojnë pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja.

Comments