Mustafi ka një mesazh emocionues për tifozët pas lëndimit (FOTO)


Shkodran Mustafi ka folur pas lëndimit të cilin e pësoi në ndeshjen e fundit me Arsenalin.
Mbrojtësi shqiptar pësoi lëndim në ndeshjen ndaj Stoke Cityt, por ka thënë se do të bëjë çmos që të rikthehet sa më shpejt, përcjell Gazeta Blic
“Nuk ka kurrë kohë të përshtatshme për të pësuar lëndim, por është edhe shumë hidhëruese për shkak se ndodhi në këtë fazë të sezonit. Mezi prisja që të luaja kundër ish-klubit tim Evertonit dhe prisja me padurim përballjen me Man Cityn. Do të bëj të pamundurën që të rikthehem sa më shpejt që të jetë e mundur. Kam vetëm mendime pozitive për shkak se e di se do të kthehem më i fortë se kurrë”, ka shkruar Mustafi.