Urim SALIHU
Mirë që të paktën keni menduar tu ngritni nga një permendore për të vlerësuar mundin dhe sakrificën e heronjve për liri .Mirë që që keni vlerësuar se jeta e dhënë e heronjve ka mbrojtur jetët tona dhe kanë ndryshuar po jetët tona për të ndjerë ajrin e lirisë dhe ndryshimit të madh.
Iniciativat e tilla kurrë mos u ndalshin,sepse flijuesit për kombin dhe tokën e tyre meritojnë shumë më tepër se kaq.
Por cfarë ndodhë më pas.Këto shtatore prej bronzi ,këto përmendore nuk u ngjajnë heronjve.Kush i ndërton ato?!
Nëse ato nuk u ngjajnë atyre , atëherë mbase pa vetëdije ne i tallim ata.Përmendoret mbesin me vite e vite dhe ne njohim imazhin e martirëve përmes tyre.Nëse atë e bëjnë njerëz jo profesionistë ,duke ngritur përmendore që nuk ngjajnë me heronjtë, atëherë është më mirë mos vendosen.
Përmendorja e Ismet Jasharit, këtij martiri dhe heroi të madh, nuk ngjan me të.Shumë të tjera janë poashtu që shtrembërojnë gjithcka.Ne s’mund të tallemi deri në këtë pikë.Kush u jep të drejtën atyre skulptorëve injorantë që të tallen kaq keq me figurat më të lavdishme shqiptare?! Si ka mundësi që të duket kështu Komandant Kumanova .Ai s’ka luftuar për ta kujtuar kështu ,në një permëndore kaq keq të bërë.
Ismeti ka tjera përmasa fizike.Ai ishte jo vetëm një luftëtar i madh, por kishte një trup sportiv , i gjatë dhe i pashëm.Përmendorja e dedikuar për të s’ka fare ngjajshmëri me të.
Për ta ndrequr këtë gabim , ajo duhet rindërtuar dhe ti ngajë Ismetit ose më mirë është të hiqet sepse kështu sic është ia prishë imazhin një heroi të madh të shqiptarëve.