Urim SALIHU
U ndjeva i trishtuar tek shihja një gjeneral në bankën e të akuzuarve.Një gjeneral që ka mbrojtur popullin e tij thellësisht me gjithë qenien nga masakrat e luftës, nga tragjedia, nga ato ngjarje të trishta të një okupatori që nuk njihte asgjë tjetër përvec dhunës, vrasjeve dhe sundimit.Ajo kohë ka ikur por ai shtet nuk rresht në politikat nacionaliste.Ndoshta gjeneral je si druri që i kanë vënë shenjën për t’a prerë.Ndoshta gjeneral të kanë zgjedhur për të të sakrifikuar që të shpëtojnë të tjerë që nuk kanë bërë asgjë për kombin e tyre.Dhe ata që nuk kanë bërë gjë dot, nuk kanë të drejtë edhe të gjykojnë.Por gjeneral, kërkojmë ndjesë sepse të lamë të vetëm të gjithë.Të braktisëm të gjithë ngapak.Na shkatërron ajo pyetja: cfarë kemi mundur të bëjmë më shumë për ty dhe nuk e bëmë dot?!. Të paktën gjeneral të t’a kthenim me të njëjtën monedhë ashtu sic mbroje jetërat e shumë të pambrojturve, që mbroje me forcën e shpirtit kombin tënd nga ai pushtues i mbrapshtë.Të paktën gjeneral Ramush të bënim më shumë për ty sepse kundërshtarët tu të kanë braktisur moti sepse ata nuk janë si ty.Sepse ata nuk kanë parë vdekjen e vëllezërve të tyre.Ti i ke parë ato.I ke ndjerë, je trishtuar.Ke përcjellë më të shtrenjtit tu dhe ke mbrojtur jetërat e shumë e shumë të pambrojturve.Përse duhet të jesh në atë vend ku të torturojnë parreshtur.Përse nuk je i lirë në tokën për të cilën ishe i gatshëm të jepje jetën tënde.Një njeri që lufton për tokën e pushtuar, ai është një hero.Ai duhet të ngritet në piedestalet më të larta.Ai e ka vendin në lartësi.
N’a shkatërron parreshtur mënyra se si të trajtojnë dhe ne nuk kemi forcë të bëjmë asgjë.Ka një të vërtetë te ty.Ajo është pafajësia sepse ty nuk shkove të pushtosh asnjë tokë tjetër.Mbrojte atdheun tënd nga pushtues mizorë.Drejtësia duhet t’i sheh këto z. Haradinaj.Por atje kishe njeriun më të cmuar tëndin.Kishe bashkëudhëtarin e jetës, kishe bashkëshortën tënde që të cmon dhe e cmon.Kjo është madhështore.
N’a fal z. Ramush që të braktisëm të gjithë.E vetmja gjë që kam mundur të bëjë është fakti që jam munduar sa më shumë të ofroj te lexuesit lajmet e shumta për arrestimin tënd që vërtetë më dhemb .Por a të ka ndihmuar kjo ?!
Ne të braktisëm gjeneral.Në atë seancë të së enjtes nuk pamë asnjë funksionar të lartë të shtetit të Kosovës të ishe aty prezentë.
Ne të braktisëm gjeneral.