N’a manipulove Arianit, u treguam mendjelehtë që të besuam

457
fresco

13095911_10154786229909348_4504956497971949121_n-1-300x300

Urim SALIHU

Qyteti im po ngulfatej nga helmi.Ndoshta pa e ditur këtë kishin vdekur shumë njerëz nga ndotja.Dhe për t’a ndalë rrugën kësaj mortaje u shfaq një Lëvizje kundër ndotjes ” Eco Guerilla”.Kur i pashë emrat e themeluesve Xhelal Neziri, Bardhyl Zaimi, Rami Mislimi, Urim Hasipi, Selim Ibrahimi, do shkoja edhe në fund të botës për të mbështetur qëllimin e tyre , jo për miqësinë me t’a, por duke e ditur se ata janë njerëz perfekt ,të aftë dhe mbi të gjitha janë njerëzorë.Më pas në acarrin e ftohtë , atë kohë kur në shesh dilnin pak njerëz, isha i pari që merrja fëmijët e mij, shkoja protestoja për qytetin tim që po vdiste heshtur nga helmi.
Më pas cështja e ndotjes më shumë shkaku i gazetarëve që sensibilizuan gjithcka, morri përmasa.Kishte aq shumë njerëz në protesta sa sheshi mbushej i tërri.Aty nuk kishte më njerëz të ndarë në bindje politike.Ndoshta ajo protestë i bënte bashkë njerëzit për të protestuar me qëllimin më fisnik, më njerëzorë.Ndoshta atë që politika i kishte përcarë, ajo i bashkonte.
Por kjo i përketë të shkuarës tashmë sepse rrugët janë ndarrë dhe maskat nisën të bien.Nisën të bien në momentin kur kreu shkon në një debat të një lideri politik.Kreu i Eco Guerillas shkon aq larg sa ka filluar fshesën e njerëzve që i përmenda më lartë vetëm pse ata u distancuan nga qëllimet politike.Kjo më nxiti si një protestues të kërkoj llogari nga kreu i Eco Guerilla që të kërkojë falje dhe të sqarojë, a jemi të manipuluar që përmes protestave të ajrit , ai personalisht të arrijë qëllime tjera që vetëm ai i di,pra duke shfrytëzuar qëllimin tonë fisnik.Si njeri ka të drejtë të shkojë në secilën parti sepse kjo nuk më intereson, por si kreu i shoqatës nuk ka shansë të shkojë në debate të tilla nëse është e vërtetë se ai ka qenë te kreu i LSDM-së Zoran Zaev.Nuk mund ta mposht qëllimin tim dhe shumë e shumë njerëzve të tjerë që përkrahën protestat për qëllime njerëzore, tani të ndryshojë kahjen.
Për fund vetëm deshta ti konfirmoj se betejën me ajrin e ndotur në Tetovë e humbëm sepse ai nuk u zgjidh kurrë.Tani që ranë maskat dhe kur shoh se emrat më të devotshëm të themeluesve të “Levizjes Eco Guerilla” distancohen nga politizimi, dhe nuk përmenden më nga vete kreu i kësaj Levizjeje kundër ndotjes se ajrit, atëhere them se qellimi im fisnik për të marrë pjesë në ato protesta ka shkuar për ngritjen politike të ndonje individi mbase per qëllimet e tij.Unë ashtu si mijëra përkrahës nuk të kemi borxh z.Arianit, dhe nuk të japim llogari, por duhet ti të japësh llogari përse na nxorre në rrugë për të protestuar?!
Eco Guerilla tani e tutje duhet t’a dijë vetëm një gjë : sepse nuk do ta mbush më sheshin e qytetit sepse tani rradhën përveç humbjes së betejës me ndotjen, do ta humbësh edhe me gazetarët dhe qytetarët që ndjehen të manipuluar .Dhe si gjithmonë beteja me njerëzit e sinqertë është shumë e vështirë.

midle
Comments