Najçevska: Hapi i Bogoevskit të shërbejë si shembull

306

Pas dorëheqjes së paralajmëruar të deputetit Pavle Bogoevski, mbetet dilema se cili do të ikë i pari zyrtarisht nga Kuvendi, Nikolla Gruesvki të cilit duhet t’i merret mandati apo Bogoevski. Ekspertja e hulumtimeve socio-politike Mirjana Najçevska është skeptike se cili do të ikën i pari nga ulësja e deputetit. Sipas saj, edhe me votën e Bogoevskit është e vështirë, por jo e pamundur të arrihen 2/3 e votave për heqjen e mandatit të Gruevskit. Ajo thotë se modelin e dorëheqjes së Bogoevskit për arsye morale duhet ta ndjekin të gjithë funksionarët nga pushteti dhe opozita, të cilët bëjnë shkelje të kodeksit etik, e aq më tepër ata që ndiqen penalisht.

Të gjithë ata, të themi deputetë, të cilët janë pjesë të proceseve gjyqësore. Të gjithë deputetët që kanë qenë të përfshirë në ngjarjet e 27 prillit. Të gjithë deputetët që kanë qenë të dyshuar, madje edhe për ata që Komisioni kundër-korrupsionit ka vërtetuar për nepotizëm. Do të ishte e rendit që të japin dorëheqje, për shkak se ata përfaqësojnë mijëra njerëz”- theksoi Mirjana Najçevska, Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike

Por, dorëheqjen e Bogoevskit, VMRO DPMNE-ja vazhdon ta quaj si përpjekje për t’i ikur përgjegjësisë.

Qytetarët ishin dëshmitarë për shitje të rrejshme të moralit nga njerëz si Pavle Bogoevski, i cili ishte kapur duke kryer vepër penale përderisa ka qenë në funksion të deputetit. Dorëheqja e tij nuk mund të arsyetohet dhe të falet për krimin që ka bërë. Ai duhet patjetër të bart përgjegjësi penale për tregti me substancat narkotike.”- u shprehën nga VMRO DPMNE

Najçevska thotë se VMRO-ja nuk është duke mbrojtur vetëm mandatin e Gruevskit, por një kauzë që më parë ka funksionuar normalisht, siç thotë ajo me legalizim të vjedhjeve, shkeljeve të ligjeve, duke i shndërruar ata në të paprekshmit nga ish-sistemi.

Do të thotë nuk bëhet fjalë vetëm për Gruevskin si person, por për një mentalitet, një mënyrë e të menduarit. Ata e mbrojnë ‘gruevizmin’, si një sistem që kur të jenë në pushtet për ata nuk vlejnë ligjet dhe mund të bëjnë çfarë të duan, pa dhënë përgjegjësi para drejtësisë.” – tha Mirjana Najçevska, Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike

Vendin e Bogoevskit në Kuvend pritet ta zë Aleksandar Filipovski, i cili ishte i 17-ti në listën e LSDM-së në njësinë e parë zgjedhore. Komisioni për çështje të mandatit dhe imunitetit ku debatohet rreth mandatit të Nikolla Gruevskit do të vazhdoj javën e ardhshme, në udhëhiqje të zv.kryetares së Komisionit Snezhana Kaleska-Vançeva, e cila është deputete e LSDM-së.

Adnan Qaili

Comments