Nano Ruzhin: Prokuroria Speciale Publike e zbuloi vendndodhjen e ujkut

Profesori universitar, Nano Ruzhin thotë se reagimi i fuqishëm i Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimit len dyshime se brenda këtij institucioni vërtetë janë bërë keqpërdorime.
“Një obstruksion kaq i fuqishëm nga ana e individëve të caktuar, të cilët nuk e kanë vendin aty, dëshmon se ujku fshihet pikërisht në Drejtorinë e Sigurimit dhe Kundërzbulimit. Pra, atje ka diçka, apo se atje mund të fshihen të gjitha të dhënat lidhur me aferën e përgjimeve”, thotë Nano Ruzhin, njohës i çështjeve politike.
Prokuroria Speciale deri më tani nisur hetimet ndaj dhjetëra personaliteteve të larta shtetërore, përfshirë edhe ish kryeministrin, Nikolla Gruevski, por deri më tani nuk ka nisur asnjë proces gjyqësor, për shkak të pengesave të shumta në procedurat hetimore, që për bazë kanë bisedat e përgjuara telefonike të zyrtarëve, skandal ky i zbardhur nga opozita që nga shkurti i vitit të kaluar.