Napoli : Atentat me armë, plagoset një shqiptar
Një shqiptar ka mbetur i plagosur pasi një atentati me armë që ka ndodhur në Napoli, Itali.
Siç shkruajnë mediat e shtetit fqinj, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm.
Një emigrant shqiptar i moshës 38 vjeç ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital.
Në dëshminë e tij ai ka treguar se ishte duke bërë pazarin kur një person ka nxjerrë një armë dhe ka qëlluar ndaj tij.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me shkaqet e ngjarjes.