
Napoli është një hap larg kualifikimit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, pasi shënoi fitore në ndeshjen e parë të “play-offit” ndaj Nicet.
Skuadra italiane shënoi fitore prej 2 me 0 në një ndeshje që dominoi plotësisht, sidomos në krijimin e rasteve për gol, transmeton Koha.net.
Golin e parë e shënoi Mertens në minutën e 13 pas asistimit nga Insigne. Kurse golin e dytë në këtë përballje e shënoi Jorginho në minutën e 70 nga penaltia.
Nice e përfundoi takimin me dy lojtarë më pak në fushë pasi me karton të kuq u ndëshkuan Koziella dhe Plea.
Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Francë.

