Napoli po punon për të finalizuar sot transferimin e Rasmus Hojlund nga Man Utd

123
fresco

Manchester United po punon për të finalizuar procesin e transferimit të Rasmus Hojlund nga Manchester United sot, raporton Sky Sport Italia.

Napoli është afër arritjes së një marrëveshje për sulmuesin e Manchester United, Hojlund, dhe shpreson ta finalizojë atë sot, njofton eksperti i Sky Sport, Gianluca Di Marzio.

Kampioni i Italisë ka nevojë për një sulmues të ri, pasi Romelu Lukaku pësoi një dëmtim të rëndë në kofshë, që do ta mbajë jashtë fushave për më shumë se tre muaj.

Siç raportohet nga Football Italia gjatë javëve të fundit, Hojlund ka qenë gjithmonë objektivi kryesor i Napolit për të zëvendësuar Lukakun, dhe tani Partenopeit janë afër nënshkrimit me ish-yllin e Atalantas.

Napoli pritet ta siguronte shërbimin e sulmuesit me një marrëveshje fillimisht huazimi, me detyrim për ta blerë më vonë për 45 milionë euro.

La Gazzetta raportoi të martën në mëngjes se detyrimi për blerjen është i lidhur me kualifikimin në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Hojlund luajti një sezon tek Atalanta në vitin 2022/2023, duke shënuar nëntë gola në 32 ndeshje në Serie A.

Comments