Nara dëshpëron tifozët e Inter, tregon ku do të luajë Icardi sezonin e ri

703
fresco

26 vjeçari ka duruar një fushatë zhgënjyese gjatë këtij sezoni në San Siro, me ndikimin e tij të zvogëluar jashtëzakonisht shumë.

Icardi ishte suspenduar nga Inter në muajin shkurt, ku edhe i ishte marrë shiriti i kapitenit.

Tifozët e Inter tashmë janë dalë kundër tij, duke kërkuar shitjen gjatë verës, por sulmuesit ka vendosur të qëndrojë në ‘San Siro’.

“Shumë njerëz vazhdojnë të thonë se Icardi do të largohet, unë po mërzitem”, ka deklaruar Nara, përcjell ‘lajmi.net’.

“Jam lodhur duke e përsëritur se ai dëshiron të qëndrojë te Inter. Do të fik telefonin tim në ditën e parë të transferimeve”.

“Ka pasur disa oferta, por Icardi do të qëndrojë te Inter”.

“Ekipet më të mira e kanë kontaktuar atë, trajnerët më të mirë e duan atë, por Icardi beson se do të qëndrojë te Inter, pavarësisht se kush do të jetë trajneri i tyre”./Lajmi.net/

Comments