Naser Rafuna imiton Milaim Zekën, Vali Corleonen, Sabri Fejzullahun, etj. [Video]

319

Në emisionin e Fatmir Spahiut në RTK si mysafir ishte i ftuar Naser Rafuna, që ndryshe njihet edhe si kreatori i serialit më të shikuar shqiptar “Çka ka shpija”.

Naser Rafuna ështe i lindur në 4 maj 1980 në Prishtinë, është aktor, humorist Shqiptar nga Kosova i cili ka diplomuar në Akedeminë e Arteve në Universitetin e Prishtinës në vitin 2003 nën drejtimin e profesorit të ndjerë Faruk Begolli, shkollen e mesme e kreu në Gjimnazin Ekrem Qabej në Prishtinë.

Ka luajtur ne filma, teatër dhe seriale televizive dhe në skeqe humoristike sikurse në grupin humoristik Ujqit me aktoret si Adhurim Demi, Sabri Fejzullahu, Rrahman Fetahu, Shpetim Kastrati, Avni Hoti etj…

Rafuna arriti majen e karierës së tij pas bujës me serialin “Çka ka shpija”.

Përveç aktrimit, Rafuna ka edhe aftësi të kënduarit. Këtë më së miri e bën në emisionin e mëposhtëm të Fatmir Spahiut në RTK.

Ndiqni videon në vazhdim për më shumë.

Comments