Ndahet çmimi “8 Shtatori”, mes fituesve asnjë shqiptarë

295
fresco

Në Sallën solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë….

Në Sallën solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sot u dorëzua çmimi shtetëror “8 Shtatori” për vepër jetësore dhe mirënjohje për realizime të larta në sferën e sportit.

Në mesin e fituesve nuk u gjend asnjë sportist shqiptar. Fitues i çmimit të sivjetmë shtetëror për vepër jetësore “8 Shtatori” është shahisti, Ivan Koçovski.

Mirënjohje morën edhe kitaristi, Petar Belistojanovski, notuesi, Aleksandar Kocevski – Xhajo, hendbollisti, Risto Magdinçov, dhe lundruesi i kaikes, Gjokica Nikollovski.

Drejtori i Agjencisë për të rinj dhe sport, Darko Kaevski, tha se Agjencia do t’i mbështesë të gjithë sportistët e talentuar, por edhe punonjësit sportivë të cilët e afirmojnë Republikën e Maqedonisë, pasi që vetëm të gjithë së bashku mund të hapërojmë të bashkuar dhe shtetin ta kthejmë në rrugën e vërtetë europiane. Çmimi ndahet për të 6 vit me radhë nga Agjencia për të rinj dhe sport.

Comments