Shaban Zendeli, një personalitet dhe kuadër i dalluar në komunën e Likovës sot ka ndërruar jetë, pas një sëmundje të rëndë.
Njoftimin e kanë bërë të ditur familjarë dhe miq të tij. Zendeli aktualisht ishte drejtor gjeneral i “Hekurudhave të Maqedonisë – Transport”. Ndërsa vite më parë ka qenë i njohur edhe me aktivitetet e tij politike. Zendeli u lind në fshatin Orizare të komunës së Likovës.(INA)