Ndahet nga jeta 16 vjeçari Florim Dauti
16 vjeçari nga fshati Çiflik i Tetovës sot është ndarë nga jeta pas 6 muajsh qëndrim në gjendje kome.
Derisa ishte nisur për në shkollë Florim Dauti ishte sëmurë dhe ka rënë në gjendje kome për 6 muaj, kurse sot ai u nda nga familja dhe shoqëria për tu bashkuar në botën tjetër.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot pas namazit të xhumasë.