LSDM: Ivanov në mënyrë të papërgjegjshme e përfundon mandatin
“Gjorge Inavov e përfundon mandatin siç e ka filluar: në mënyrë të papërgjegjshme, me punë joekonomike në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe shtetit.
Në fund të mandatit të funksionit që padenjësisht e përfundon, Ivanov sipas vlerësimeve të caktuara, do të shpenzojë të paktën 20.000 euro, para të qytetarëve për promovim personal.
Ivanov porosit mbi 700 suvenire me emrin e tij: Stilografë, ombrella, vëthë me margaritarë, sete të verës, stoli filigrani, shami dhe kravata janë vetëm një pjesë e gjërave që Ivanovi i ka porositur.
Është mirë që Ivanovi ka edhe pak nga mandati i tij i dytë. Qytetarët nuk do të lejojnë Ivanov të ri as Gruevski të ri.
Qytetarët do të zgjedhin president të vërtetë, president i cili së bashku me demokratët dhe forcat progresive do ta çojë shtetin drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO dhe integrim në BE. Republika e Maqedonisë së Veriut do të ketë president për të gjithë qytetarët, e jo një shërbyes partiak të papërgjegjshëm siç ishte Ivanovi”, theksohet në kumtesën e Qendrës për komunikime të LSDM-së.