NDALESË PËR KAMIONË NË STRAZHË DHE MAVROVË – DIBËR

120

Ndalesa për automjete të rënda motorike ka në akset rrugore Gostivar – Mavrovë – Dibër, Gostivar – Strazhë – Kërçovë dhe anasjelltas, informoi Lidha Automote e Maqedonisë në raportin e mëngjesit për gjendjen në rrugë.

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të lagështa.

Rruga rajonale nga fshati Gërdovc – fshati Zërnovc akoma është e mbyllur për komunikacion, për shkak të shembjes së urës në lumin Bregallnica dhe ndërtimit të një ure të re.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Veçanërisht kujdes duhet pasur nëpër grykat ku ekziston mundësia për paraqitjen e rrëshqitjeve të dheut të cilat në disa vende mund ta pengojnë lëvizjen e shoferëve.

SHPËRNDAJE

Facebook
Comments