Ndalimi në Francë, Haradinaj: Kur një popull është në këmbë, e di që është në të drejtën e tij

129

Ndalimi në Francë, Haradinaj: Kur një popull është në këmbë, e di që është në të drejtën e tij

Kryetari i  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj i cili aktualisht është duke qëndruar në Francë, ka përshëndetur të gjithë qytetarët që kanë dalë në mbështetje të tij duke kërkuar lirimin e plotë.

Haradinaj ka thënë se kjo mbështetje është qëndrueshmëri për të drejtën e përbashkët.

“Kur një popull është në këmbë, ai e di që është në të drejtën e tij, siç jemi të gjithë ne edhe këtë herë!”, ka shkruar ai.

Lexoni postimin në Facebook të Ramusht Haradinajt:

Të dashur qytetarë,

Mbështetja kaq e madhe e kaq e shtrirë dhe e pandërprerë për asnjë moment për mua, është mbështetje dhe qëndrueshmëri, jo veç për mua, por për të drejtën tonë të përbashkët, që është krejt e përputhshme me të drejtën e drejtësinë individuale e kolektive, për të gjithë popujt e lirë!

E kam parë tash e një muaj karvanin e popullit tim që nuk sosej kurrë, e që marshonte në Prishtinë e në Tiranë, në Shkup e në Gjakovë, në Prizren e Malishevë, në Istog e në Podujevë, në Obiliq e Rahovec, në Vushtrri e në Deçan, në Kamenicë e në Lipjan, Ferizaj…e kështu me radhë gjithandej e deri sot me protestën e madhe në Pejë!

Poashtu mijëra bashkëkombas që kanë protestuar me aq qytetari, që nga Amerika, Australia e deri te shtetet evropiane, Francë, Angli, Belgjikë, Zvicer, Gjermani, Itali…

Kur një popull është në këmbë, ai e di që është në të drejtën e tij, siç jemi të gjithë ne edhe këtë herë!

Shpejt do të jemi bashkë, sepse kemi shumë punë pë të bërë!

Krenar me Ju!

Comments