Ndalohet para shpërthimit kamikazi i mitur
Poshtë fanellës së Barcelones kishte rripin me eksplozivMbante veshur fanelën e Barcelonës, më saktë atë të Mesit, ndërsa poshtë saj fshihte një rrip eksploziv. Një fëmijë rreth 12 jeç është ndaluar në Kirkuk, kryeqytetin e Kurdistanit iraken, duke parandaluar që ai të hidhte veten në erë. Në video të publikuar nga disa televizione shikohen forcat e rendit që i heqin me kujdes materialin shpërthyes. Kohëve të fundit terroristët po përdorin gjithnjë e më shumë fëmijët për sulme kamikaze.