Ndëron jetë regjisori, Afet Miftari

189

 

Në moshën 65 vjeçare ka humbur jetën regjisori i njohur nga Shkupi, Afet Miftari, njofton Zhurnal.

Lajmin mbi vdekjen e tij e kanë bërë të ditur kolegët me të cilët kanë punuar që gjithashtu kanë shkruar një përkujtim për të duke e përshkruar kështu si një njeri të palodhshëm dhe plot energji të pashuar.

Moebel THEMA

Nje perkujtim per kolegun Afet Miftari-regjisor

Me perpjekje te palodhura, me energji te pashuar, Afeti, kolegu yne i nderuar, arriti te krijoje nje arkiv te begate me emisione televizive te zhanreve te ndryshme.

Jane keto, gjurme, mbi te cilat do te shtresohen dhe do te kultivohen vlera te reja te mbamendjes sone te thesarit shqiptar…..

Te kujtojme dhe nderojme per gjithecka qe bere per ne.
Te qofte i lehte dheu, Afet!

Comments