Viktima e parë e sulmit terrorist në Londër është identifikuar si Kristine Archibald. E reja vdiq në krahët e të fejuarit të saj pasi u godit nga fugoni i 3 xhihadistëve.
30-vjeçarja kanadeze kishte shkuar drejt Evropës për t’u bashkuar me partnerin e saj, Tyler Ferguson.
Motra e Kristinës tha për mediat amerikane se i dashuri i saj ishte në gjendje shumë të rëndë psikologjike, shkruan syri.net. “Ai e mbajti në krahë derisa ndërroi jetë”, tha ajo për “NBC News”
Kristine ishte një nga shtatë personat e vrarë pasi tre terroristët hynë me furi me një furgon mes këmbësorëve në Urën e Londrës.
Më pas xhihadistët lanë automjetin dhe filluan të sulmonin njerëzit në zonën e njohur si “Borough Market” në anën jugore të lumit Thames, thanë dëshmitarët
7 persona kanë humbur jetën dhe 48 persona kanë pësuar lëndime dhe po trajtohen në spital.
Kryeministrja britanike tha se disa prej tyre janë në rrezik për jetën
Një deklaratë, familja Archibald tha se kjo ngjaje tragjike u kishte ndryshuar jetën përgjithmonë.