Ndërron jetë gruaja më e moshuar shqiptare 

325

 

Nene qerime Ballabani

E njohur si gruaja më e vjetër në Shqipëri, ajo u nda nga jeta mesditën e së dielës, e rrethuar nga fëmijët e saj, nipërit dhe dy breza stërnipërish.

Një familje e madhe për të cilën nënë Qerimja ishte e lumtur dhe falënderonte Zotin.  Qerime Ballabani u nda nga jeta në moshën 115-vjeçare.

Për “Top Channel”, që ka intervistuar të moshuarën disa ditë më parë, ajo ka thënë se ia dedikoi vitet e gjata një ushqimi të shëndetshëm tërësisht shqiptar, siç është buka e misrit dhe dhalla.

E moshuara nga fshati Snosen i Gramshit nuk theu vetëm rekordet e moshës, por edhe të një kujtese të jashtëzakonshme që e shoqëroi deri ditën e fundit të jetës së saj të gjatë. Qerime Ballabani gjithë jetën e saj e kaloi shëndetshëm dhe vetëm tre ditëve të fundit iu dorëzua shtratit.

Comments