Michael “Jim” Delligatti, personi që krijoi hamburgerin që në Amerikë njihet si “Big Mac”, ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare.
Sipas djalit të tij, Delligatti ka marrë çdo javë rreth 540 kalori duke konsumuar shpikjen e tij, që konsistonte në dy hamburgerë, salcë speciale, lakër, djathë, kastravec turshi dhe qepë në një bukë me fara susami.
“Big Mac” u bë i famshëm në vitin 1968 dhe receta e tij ka ndryshuar fare pak përgjatë gjithë kësaj kohe.
“Mendoja se na duhej një hamburger më i madh”, deklaronte Delligatti në një intervistë të vitit 2007 për Reuters.
“Big Mac” u përfshi shumë shpejt në menu nga rrjeti McDonald’s, por Delligatti nuk ka marrë të ardhura bonus për shpikjen e tij.