Ndërron jetë kryebashkiaku i Kolonjës

164

Moebel THEMA

Arben Malo, Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, ka ndërruar jetë, pas një arresti kardiak.

Malo (46), baba i dy fëmijëve, mësohet se ka ndërruar jetë në banesën e tij.

Malo ishte përfaqësues i Aleancës së Shqipërisë Europianë për Kryetar Bashkie në Kolonjë, në zgjedhjet e 21 Qershorit, ku dhe u shpall fitues.

Ai lindi në Ersekë të Kolonjës më 26.09.1969.

Nga viti 1998 deri në 2005, Malo ishte Kryetar i Partisë Socialiste, Dega Kolonje.

Nga viti 2000 deri në 2007, mbajti postin e Kryetarit të Këshillit Bashkiak të Ersekës.

2007 deri në 2011, Malo ishte anëtar i Këshillit Bashkiak Ersekë

2000 deri 2011: anëtar dhe kryetar i Grupit Socialist të Këshillit të Qarkut Korçë./tvklan

Comments