Ndërron jetë pas goditjes nga makina në Korroticë
Në fshatin Korroticë të Drenasit një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga goditja e një makine.
Fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 21:35 ku vozitësi nga Shqipëria me makinën e tij nuk iu ka përshtatur kushteve të rrugës gjë që ka quar deri të aksidenti, njofton Policia e Kosovës.
Të aksidentuar në këtë rast kanë tre meshkuj, por që njëri pra ka ndërruar jetë kurse dy të tjerët janë dërguar për trajtim në QKUK.
I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.