Ndërron jetë veterani i arsimit Shaban Zhjeqi

391
fresco

midle
nderr-640x478

Vdiq sot Shaban Zhjeqi veteran i arsimit i lindur në fshatin Dumnicë e poshtme komuna e Podujevës
Si nxënes i vitit të dytë në Gjimnaz u anëtaresua në Organizatën nacionale demokratike shqiptare të mësuesëve të Llapit, kryetar i së cilës organizatë ishte profesori i tij Gjon Sereqi.
Pas zbulimit të organizatës ai burgoset më 17 Maj 1946 ndërsa lirohet më 10 mars 1947 nga aktakuza.
Më 1948 fillon punën si mësues në fshatin e Llapit, ndërsa më 1952 përjashtohet nga puna dhe po këtë vit burgoset dhe dënohet me 1 vjet burgim.
Pas daljes nga burgu nuk e lejojnë të punësohet askund dhe shkon në malësi të Tetovës 1957 dhe po këtë vit e fillon punën si mësues.
Deri në ditët e fundit të jetës së tij ai jetoi në Prishtinë me familjen e tij ku edhe ndërroi jetë më 03.10.2016.

Comments