Ndërtohen parqe në komunat maqedonase në kohën kur shqiptarët rrugët i kanë me gropa e baltë (FOTO/VIDEO)

138

Moebel THEMA

4

Komuna e Aerodromit ka lëshuar në përdorim parkun e dytë më të madh në tërë Qytetin e Shkupit, pas parkut të Qytetit edhe atë me hapësirë prej 100 mijë metra katror, raporton TV SHENJA.

Ndërtimi i parkut është investim i përbashkët mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Aerodromit. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski tha se investimi në ndërtimin e hapësirave të gjelbërta në Qytetin e Shkupit zhvillohet paralelisht me ndërtimin e bulevardeve dhe rrugëve.

“Investimi që ka bërë Qyteti i Shkupit është në vlerë 34 milion denarë, për Parqe dhe Gjelbërime, ndërsa për Rrugë dhe rrugica për pistat dhe stadiumet multifunksionale do të ndajmë rreth 10 milion denarë. Ky park me këtë hapësirë është më i madh se pjesa e parë e Parkut të Qytetit, ose është parku i dytë më i madh me hapësirë në Qytetin e Shkupi. Kjo është edhe një fakt se po bëjmë hapësira të gjelbërta atje ku kemi mundësi. Qyteti i Shkupit do të vazhdon edhe më tej të krijoj hapësira të gjelbrta në qytet dhe mbjelljen e sa më shumë drunjve”, ka deklarua kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

Kryetar i komunës së Aerodromit Ivica Konevski tha se parku që sot lëshohet në përdorim është i dhjeti me radhë që është ndërtuar këto vitet e fundit në komunë që drejton ai.

“Ndryshe këtë park e kemi ndërtuar në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit, komuna jonë ka investuar në sigurimin e pajisjeve dhe ndriçimin e saj. Të gjitha këto komunës do t’i kushtojnë 9 milion denarë, ndërsa mjetet janë siguruar nga buxheti i Komunës. Jam i  gëzuar se kemi ndërtuar park pikërisht në këtë vend i cili në të kaluarën ka paraqitur një pasqyre të keqe për komunën dhe më së shumti është përdorur për hedhjen të mbeturinave”, tha kreu i komunës Aerodrom, Ivica Konevski.

Ai para banorëve të komunës premtoi se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë me ndërtimin e hapësirave të gjelbërta të cilët do të ndikojnë në përmirësimin e kualitetit ambientit jetësor.

Comments