Ndeshja e Yjeve: Rashica publikon një video emocionuese

408

Ylli i Kombëtares së Kosovës së bashku me Granit Xhakën, kanë zhvilluar një ndeshje miqësore të shtunën e javës së kaluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku të ardhurat nga shitja e biletave kishin destinacion familjet në nevojë në komunën e Prishtinës.

Kjo ndeshje e organizuar për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës, bëri bashkë shumë yje nga fushat e ndryshme.

Nga “Loja e Yjeve” u grumbulluan 9.288 euro, të cilët do të t’iu dhurohen familjeve në nevojë në Prishtinë.

“Shuma 9,288€ e mbledhur nga shitja e biletave të “Lojës së Yjeve” do iu dhurohen familjeve në nevojë në Prishtinë”, bëri të ditur Komuna e Prishtinës.

Ndërsa sot Milot Rashica, ka publikuar një video përmbledhëse nga ky organizim i cili u mirëprit nga të gjithë.

🇽🇰💙

Gepostet von Milot Rashica am Freitag, 21. Juni 2019

Comments