Ndeshja kundër Ishujve Faroe ishte e veçantë për Granit Xhakën (Foto)



Granit Xhaka është shprehur tejet i lumtur me fitoren 2:0 ndaj Ishujve Faroe, teksa zhvilloi ndeshjen e 50’të me fanellën e Zvicrës
Përmes rrjeteve sociale, mesfushori Granit Xhaka, ka thënë se është mirë që Zvicra përfundoi vitin me një tjetër fitore, derisa tregoi se zhvilloi ndeshjen e 50’të me fanellën e Zvicrës.
“Kjo ishte ndeshja e 50’të për mua. E rëndësishme është se morëm tre pikë, një mënyrë e mirë për ta përfunduar vitin. Vitin e ardhshëm, shpresojmë që gjërat të shkojnë po kaq pozitive”, ka shkruar ai.