Ndeshja Shqipëri-Maqedoni, minutat e mbetura në orën 14:00 në TVM2

Ndeshja Shqipëri-Maqedoni, që është sfida e parë eliminatore e botërorit 2018 për kuqezinjtë, u ndërpre në minutën e 75 për shkaqe natyrore…
Një rrebesh shiu, i shoqëruar me erë të fortë, ndërpreu në momentin më kulminant sfidën e “Loro Boriçit”, duke prishur festën e 16 mijë të pranishmëve në stadiumin e rikonstruktuar në momentin që ndeshja ishte fiksuar në shifrat 1-1.