“Ndëshkuesi” bën kërdinë, 44 narkomanë vriten çdo ditë në Filipine 

300

 

Philippines-War-On-Drugs-Continues

Rreth 44 persona vdesin çdo ditë që prej dy muajsh në luftën kundër krimit të filluar nga presidenti i ri i Filipineve, Rodrigo Duterte, i njohur ndryshe si “Ndëshkuesi” sipas shifrave zyrtare të bëra publike të martën.

Ky avokat 71 vjeçar u zgjodh në maj në përfundim të një fushate populiste dhe të ashpër me një program të përqëndruar shumë te siguria, duke premtuar se do t’i japë fund trafikut të drogës brenda gjashtë muajve.

Policia ka vrarë 1 033 persona në operacione të luftës kundër trafikut të drogës që prej ardhjes në pushtet të Duterte më 30 qershor.

Ajo thekson se “agjentët e saj kanë vepruar vetëm në situata të mbrojtjes legjitime”.

Nga ana tjetër, 1 894 persona kanë mbetur të vdekur në vrasje të pa shpjeguar, sipas policisë.

Organizatat e mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut konsiderojnë se këto ekzekutime jashtëgjyqësore janë kryer nga civilë të inkurajuar nga retorika e ashpër e shtefit të shtetit.

Comments