Ndihmë nga komuna turke Marmara për rajonet e përmbytura në rrethinën e Shkupit

202

Moebel THEMA

Nga komuna turke Marmara sot në Shkup duhet të arrijnë pesë kamionë me prodhime të ndryshme për të pësuarit nga rajonet e përmbytura në rajonin e Shkupit, kumtoi Ambasada e Turqisë në Maqedoni.

Ndihma përmban ushqim, lodra, pelena, mjete për higjienë personale dhe të shtëpisë, ujë, veshëmbathje të ndryshme, konserva, kripë, sheqer, miell, makarona, fasule, peceta…Do të dorëzohet në depot e komunës së Çairit.

Nga Ambasada paralajmërojnë edhe se nesër dhe pasnesër komuna Balikesir do të dërgojë 100 sofa.

Paraprakisht nga Turqia ndihmë dërguan edhe komuna e Bursës, ekipet e së cilës ndihmojnë në terren, Ejup, shoqata e komunave Marmara, TIKA, MUSAID. Në terren ka ndihmuar edhe ekipi nga qyteti i Stambollit. Me mekanizëm është angazhuar edhe “Xhevahir Holding”.

Comments