Ndihmë urgjente për familjen Ismaili, 7 anëtarë pa kulm mbi kokë
Familja 7 anëtarëshe Ismaili ka ngelur pa kulm mbi koke. Edhe një javë pas vërshimeve, ata kanë ku te flejnë nga frika se shtëpia mund tu rrëzohet në cdo moment transmeton TVM2.
Kryefamiljari Qenan Ismaili theksoi se gjithmone kur ka pasur të reshura të shiut, uji ju ka depërtuar në oborr. Por asnjëherë si kësaj radhe. Para një jave, uji depërtoi brenda në shtepi dhe shkatërroi gjithçka. Shtëpia e tyre gjendet pranë kanalit dhe ka qenë e pamundur për gati një javë të largojnë ujin nga brenda dhomave
“E kemi kerku mu bo korite ne kete kanal, nuk u bo kurë . Kanë ardh e kan bo e kane vazhdu 100 metra dhe e kanë ndërpre. Kjo eshte me e keq kur vazhdon edhe e ndërpren se mlidhen plehrat atje edhe auji nuk ka ku shkon edhe menjeher uji na hyn brenda . 1 orë si ka ra shi une kam qenë nën ujë , por nuk jam bo merak se ka dal . Shtëpia ka qenë gati të rrëzohet dhe tani që na ndodhi kjo, jane çarë pllafonat, themeli tash 10 cm ka rrëshqit . Shpija e ka 10 cm nivelin e ka me poshtë në anën e djathë, këtu mbijetesë nuk ka”, tha Qenan Ismaili, kryefamiljar.
Kryefamilajri Qenan Ismaili vuan nga semundja e zemres por ai thote se nuk brengoset per veteveten por ka frikë se hstëpia mund të rërzohet e zë brënda tre fëmijët e tij.
“I kamë 3 fëmijë, I kam me semundje kronike edhe mjeku më ka thënë që gjithçka e keni prej lagështirës. Nevojë kam që shtëpia të ndërtohet e re, mos të flej në rrezik dhe mos flej me frikë , se po bjen tavani apo shtëpia e me mi mbyt fmijët se për vete nuk e kam dert. Një shtepi me mu ndërtu si duhet se kjo eshte shkatru Unë ketu nuk kam ymyt hiq me hy, as nijet nuk e kam se eshte shume rezik siq po e shihni. Kjo mundet kur tëpastrohet të rërzohet. Ndoshta edhe xhamat jane tu e mbajt se ka krisë shtepia nga të gjitha anët”, shtoi Ismaili.
Edhe 8 ditë pas vërshimeve, shumë familje ende vazhdojnë të përballen me vështirësi të shumta gjatë pastrimit të shtëpive nga balta dhe uji.
Ndihmo në 070/641 160