Ndihmës-regjisori i “Emily in Paris” vdes në moshën 47-vjeçare gjatë xhirimeve të sezonit të pestë

Diego Borella, ndihmës-regjisori në “ Emily in Paris”, ka vdekur në moshën 47-vjeçare, ndërsa po xhironte sezonin e ri të serialit të famshëm.
“Me pikëllim të thellë konfirmojmë ndarjen e papritur nga jeta të një anëtari të familjes së prodhimit të Emily in Paris”, tha një zëdhënës i Paramount Television Studios për ABC Neës në një deklaratë.
“Zemrat tona janë me familjen dhe të dashurit e personit gjatë kësaj kohe të vështirë”.
Ndihmës-regjisori u rrëzua të enjten, më 21 gusht, ndërsa xhironte sezonin e pestë të serialit Netflix në Itali, raportuan mediat lokale La Repubblica, Il Messaggero dhe Corriere della Sera.
Incidenti ndodhi rreth orës 19:00 sipas orës lokale, gjatë përgatitjeve për skenën e fundit në Hotel Danieli në Venecia.
Sipas raportimeve lokale, personeli mjekësor në shesh xhirime u përpoq ta ringjallte Borellan, por ai u shpall i vdekur në vendngjarje.
Xhirimi i sezonit të pestë të serialit “Emily in Paris” u pezullua përkohësisht pas vdekjes së Borellas, raportoi Il Messaggero.
Xhirimet rifilluan të shtunën, më 23 gusht.
Netflix solli një pamje të parë të sezonit të ri dhe njoftoi se do të dalë premierë më 18 dhjetor.

