Shkolla e Hifzit për memorizimin e Kur’anit Fisnik që mban emrin e hafizit të njohur në trojet ballkanike dhe mbarë botën” hfz.Refik Ajeti”,funksionon nën ombrellën e Shoqatës “Veli J.Arifi” në qytetin e Kumanovës transmeton Faktiditor.ch.
Janë 130 nxënës që momentalisht vijojnë mësimin në shkollën e lartëpërmendur ndërsa 22 nxënës janë duke e mësuar Kur’anin e madhëruar përmendësh.
Kjo shkollë çdo ditë është duke marrë jehonë brenda shtetit të Maqedonisë por edhe më gjerë në hapësirat tjera.Këtë shkollë me dekada e ka udhëhequr hafizi i mirënjohur në botë tashmë i ndjerë hfz.Refik Ajeti.Pas ndërrimit të jetës së tij , këtë rrugë e ka vazhduar i biri i tij, poashtu hafiz me famë botërore prof.hfz. Bajram Ajeti së bashku me nxënësit e tij.Këtë amanet ua la hfz.Refik Ajeti.
Shkolla e Kur’anit bën apel te të gjithë besimtarët e përkatësisë fetare Islame, brenda vendit por edhe në diasporë që t’a ndihmojnë materialisht këtë institucion sepse me këtë ndihmë kjo shkollë do ketë perspektivë të madhe, përparim në shumë aspekte përfshirë ngritjen e vetëdijes islame tek rinia.Poashtu kjo shkollë përgatit hafiza të rinj që do t’u shërbejnë gjeneratave të ardhshme .
Shkolla e Kur’anit të hifzit në programin e saj, ka përgatitur edhe një projekt për ndërtimin e një godine(ndërtese) speciale për nxënien e Kur’anit përmendësh.Faktiditor.ch.
Posti i meparshem
Fëmijët dy ditë pa bukë në gojë, familja skamnore kërkon lëmoshë (Video
Comments