Andres Iniesta është larguar nga stërvitja e Barcelonës sot në mëngjes, vetëm pak minuta pas paraqitjes. Lajmin e ka dhënë vetë klubi katalanas që sqaron se lojtari u largua me lejen speciale të trajnerit Ernesto Valverde, ndonëse skuadra po përgatitet për ndeshjen e Superkupës së Spanjës, kundër Real Madrid, nesër në mbrëmje.
Nuk do të kishte asgjë të jashtëzakonshme te ky largim nga stërvitja, sikur një gjë e ngjashme të mos kishte ndodhur vetëm pak ditë më pare. Atëherë ishte Neymar, i cili më pas u transferua te Paris SG. Zërat ndizen edhe më tepër nga fakti që Iniesta është në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën dhe të interesuar për të kanë qenë disa skuadra, përfshirë edhe Juventusin e Interin.
Thashethemet në Spanjë sapo kanë nisur…