Ndjekje me vetura si nëpër filma: Vozit 100 kilometra në orë në rrugën plotë me këmbësorë (Foto/Video)

198

 

Moebel THEMA

 

Një video shokuese e postuar nga policia e Bristolit, shfaq momentin kur 29-vjeçari Zahoor Hussain, vozit veturën me shpejtësi të madhe në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë është 30 kilometra në orë.

Në vitin 2013, Hussain kishte mbytur një vajzë 17-vjeçe Zoe Smith në një aksident trafiku, të cilën e kishte përplasur me veturë, transmeton Telegrafi.

Prej asaj kohe atij i është ndaluar vozitja e veturës, por kjo nuk e ndaloi atë të ulet pranë timonit dhe të ngas veturën mbi 100 kilometra në orë në një zonë ku kufizimi është 30 kilometra, me ç’rast është dashur të ndërhyjë policia.

2

Kamerat e instaluara në xhamin e përparmë të veturave të policisë, kanë filmuar momentin e ndjekjes të Hussain, i cili rrezikonte këmbësorët duke vozitur më 100 kilometra në orë në rrugët e mbushura me fëmijë.

Pas plotë tetë kilometra ndjekje me vetura si nëpër filma aksion, policia arrin të ndalojë veturën e tipit Mercedes C430 të cilën po e voziste Hussain, i cili më pas u tërhoq zvarrë dhe u prangos.

https://www.youtube.com/watch?v=I5N9lWagRv8

Comments