Ndodh edhe kjo: Lamborghini tërheq rimorkion e mbushur me sanë dhe dhi (Video)

173

 

Moebel THEMA

 

E dimë që përveç super veturave sportive, Lamborghini prodhon edhe traktorë, por duket se pronari i një veture të Lamborghini ka ngatërruar këto dy lloje të veturave.

Lamborghini Murcielago është një veturë që jo shpesh shihet nëpër rrugë kudo nëpër botë, por një veturë e tillë duke tërhequr rimorkion me sanë dhe dhi, është një skenë që kurrë deri më sot nuk është parë në botë, transmeton Telegrafi.

Falë Joseph Krinty që ka regjistruar këtë skenë në një rrugë në Australi dhe e ka postuar videon në internet, mund të thuhet se asgjë më nuk do të na befasojë.

2

Përndryshe, Lamborghini Murcielago i prodhuar nga viti 2001 deri më 2010, është një veturë e rrallë që kushton mbi gjysmë milioni euro.

Falë motorit V12, kjo veturë arrin shpejtësinë nga 0-100 km/h për vetëm 3 sekonda.

 

Comments