Ndodh mrekullia, Ronaldo magjik ndaj Atleticos. Juventus në çerekfinale

394

Juventusi bëri mrekullinë në fushën e vet në ndeshjen e kthimit me Atletico Madridin, e vlefshme për çerekfinalet e Champions League, shkruan Syri.net.

Bardhezinjtë kishin humbur 2-0 në Madrid dhe u duhej një mrekulli në Torino, e cila në fakt ndodhi.

Cristiano Ronaldo shënon tre gola, duke kualifikuar Juventusin.

Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Juventusin me golin e Ronaldos në minutën e 27-të.

Portugezi shënon dhe të dytin sapo rinis takimi dhe tashmë gjithçka barazohet, pasi Atletico kishte fituar 2-0 takimin e parë.

Minuta e 84-t është me fat për bardhezinjtë. Bernardeschi pengohet brenda zone dhe ka penallti. Ronaldo gjuan nga pika e bardhë dhe shënon golin e tretë, i cili e kualifikon Juventusin.

Atletico nuk bëri thuajse asgjë gjatë gjithë 90 minutave, duke u dorëzuar përballë kampionëve të Italisë.

Comments