Ndotje alarmante e ajrit në Shkup, qytetarët takojnë kryetarin
Një grup aktivistesh qytetar realizuan takim me kreun e Komunës Qendër Andrej Zhernovski, për të shpalosur shqetësimet e tyre ndaj gjendjes me ajrin e ndotur. Ata kanë diskutuar me numri një të Qendrës dhe kanë propozuar disa masa të cilat do ndihmonin në uljen e nivelit të ndotjes.
Zhernovski ka thënë se shumica e masave të parashtruara nga qytetaret nuk janë në ingirenca të tij. Ndërsa ka thënë se zgjidhja më e mirë do ishte regjimi çift-tek i makinave. Por se një gjë të tillë është në dorë të dikasterit të brendshëm.
Në rast se institucionet tregohen të heshtura, aktivistet planifikojnë hapa të tjerë për përmirësimin e gjendjes.