“Ndryshimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor është një recetë për konflikte të reja”

242

Historia e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është interpretuar në Gjermani si një zgjidhje që më në fund po propozohet nga vetë vendet e këtij regjioni, dhe si një rrezik që mund ta përfshijë Ballkanin.

Andreas Ernst, një njohës i çështjeve të Ballkanit, ka thënë se Beogradi dhe Prishtina për çështjen e shkëmbimit të territoreve kanë menduar shumë kohë më parë, sepse konflikti i ngrirë ndërmjet dyja vendeve ishte konsideruar si një bllokadë për gjithë rajonin.

“Në Ballkanin Perëndimor, ndryshimi i territoreve bazuar në kritere etnike, konsiderohet si një recetë për konflikte të reja, të gjitha konfliktet gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë ishin me këtë logjikë”, shprehet Ernst për Deutche Welle.

Ai tutje thotë se edhe pavarësia e Kosovës flet për një ndryshim kufiri bazuar në ndarje etnike, por thotë se kjo u ndryshua duke u deklaruar si një rast “sui generis”.

Ndryshe, zgjidhja e problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sipas mediumit gjerman, thuhet se do ta forconte edhe më shumë Bashkimin Evropian

Comments