Në 12 aksidente në Shkup tetë të lënduar



Në rajonin e Shkupit gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 12 aksidente. Prej tyre katër janë me pasoja dëme materiale, tre janë me lëndime të rënda trupore, ndërsa pesë me lëndime të lehta trupore.
Siç informojnë nga MPB-ja, gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit, janë zbuluar edhe disa shkelje të tjera. Një shofer ka drejtuar automjetin pa regjistrim ndërsa tre shoferë të tjerë kanë drejtuar automjete pa patentë shoferi.