Në Alepo ka edhe jetë, lind fëmija e parë gjatë evakuimeve



Asgjë nuk është dëgjuar për Alepon, përveçse vdekje dhe shkatërrim. Por imagjinoni kënaqësinë që të jep një lajm i mirë që ka të bëjë me ardhjen në jetë të një fëmije.
Vajaa e quajtur Tasnim, është fëmija i parë i lindur pas evakuimeve që nisën javën e kaluar në Alepo, raporton CNN. Zyra Rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, ka postuar në twitter një foto të fëmijës.
Tsanim, ka lindur të hënën në një klinikë të mbështetur nga Zyra e qarkut të OBSH-së në Turqi.
Klinika në fjalë është një nga 17 institucionet shëndetësore që kanë pritur pacientë nga Alepo Lindore. Shumica e të evakuuarëve po vuajnë nga kequshqyerja dhe sëmundjet e tjera.
OBSH që e ka quajtur të qarën e fëmijës si të “zë i mirëpritur” ka thënë se Tsanim dhe nëna e saj janë në gjendje të mirë.