Në autostradën Gostivar-Tetovë përplasen dy vetura, ka të lënduar

387
fresco
midle
policia

Në autostradën Gostivar-Tetovë, në afërsi të Tumcevishte, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë marr pjesë dy vetura: Opel Antara me targa nga Shkupi e drejtuar nga 43 vjeçari S.M. nga Bitushe dhe BMV me targa nga Gostivari e drejtuar nga 33 vjeçari R.A. nga Gradeci.

Në aksident, gjegjësisht në përplasje, dy shoferët dhe bashkë udhëtarët e tyre janë lënduar, ku me vetura tjera jnë dërguar në Spitalin e Gostivarit dhe pas ndihmës mjekësore janë lëshuar për shërim në shtëpi.

Është kryer kontroll dhe po vërtetohet arsyeja e aksidentit, rrethanat ku ka ndodhur dhe gjithçka tjetër. Arsyeja fillestare e këtij aksidenti është vozitja e shpejtë, përderisa dëmi i përgjithshëm material vlerësohet në 200.000 denar.

Comments