Në bashkëpunimin me Robert Berishën, këngëtarja shqiptare bëhet ‘nuse’!

Këngëtari i njohur, Robert Berisha ditë më parë për të gjithë adhuruesit e muzikës së tij zbuloi bashkëpunimin e radhës.
Ai bëri të ditur se vjen në duet me dy artistë shumë të suksesshëm, Eneda Tarifën dhe Kastro Zizën, shkruan lajmi net.
Roberti tha se do të rikthehet një version i ri i njërës prej këngëve të vjetra të kënduara në dasma, por që nuk ka treguar se për cilën bëhet fjalë.

Dhe tani, në postimet e fundit të publikuara në Instagram, ai sjell pjesë nga xhirimet e klipit të tyre ku këngëtarja shqiptare vjen si nuse në një fustan të bardhë.
“Filluan xhirimet, së shpejti”, ka shkruar ai.
Vlen të ceket se Roberti është pjesë i edicionit të ri të “Dancing With the Stars Albania”, ku si partnere ka bukuroshen, Leila Kraja. /Lajmi.net/