Në Bosnjë ndërtohet qyteti i parë arab, vendorëve u ndalohet hyrja (VIDEO)

339
fresco

midle
fshati-640x360

Në jugperëndim të Sarajevës është themeluar qyteti  “Sarajevo Resort Osenik”, qyteti i parë arab në  Bosnjë e  Hercegovinë.

Vendbanimi i parë i tipit të mbyllur në B e H është rrethuar me rrethoja të larta dhe me sigurim privat dhetë gjithë pronarët e shtëpive janë arab.

Momentalisht janë rreth 160 shtëpi dhe me shumë objekte tjera përcjellëse, me një liqe në mes, ndërsa ndërtimi i shtëpive tjera vazhdon-njofton “biznisinfo.ba”.

Ky qytet është vendosur në Tarçin, tani për tai është i shkretë, ndaj të gjithë ata që vijnë në termimin e caktuar u lejohet hyrja dhe vizita. Mirëpo, gjatë verës qyteti ka qënë përplot me arab, ndërsa qytetarët boshnjak nuk kanë mundur të hynë aty, pos atyre që janë të angazhuar me punë të ndryshme si kamarier, shërbëtor dhe punëtor sigurimi. Kështu do të jetë edhe gjatë verës që vjen.

Pronarët e shtëpive janë arab dhe ata  nuk duan të përzihet me popullatën lokale vendase.  Ata kanë traditat dhe zakonet e tyre kur është fjala për veshjet, sjelljet dhe kryerjen e lutjeve etj dhe nuk duan që askush ti shqetësojë dhe ti vëzhgojë- është shprehur një person i vendbanimit që ka dashur të mbetet anonym.  Prandaj ky “qytet” është ideal pë rata, sepse aty ndihen sikur në shtëpi, dhe që dallon sepse këtu ka ujë dhe gjelbrime. Ata këtu i kalojnë muajt e verës në një klimë të përshtatshme, dhe pastaj përsëri këthehen në vendin e tyre.

Shtëpitë për 160.000 euro

Bashkëbiseduesi i “biznisinfo.ba” është shprehur se shtëitë janë shitur 150-160.000 euro dhe se fare nuk janë ofruar tregut boshnjak, porn ë Kuvajt, prej nga është bashkëbiseduesi, vazhdimisht kanë qënë në ekranet e televizioneve të tyre.

Profesori i Fakultetit filozofik në Sarajevë,  Esad Durakoviq para disa kohësh ka bërë vërejtje se vrapimi pas patundshmërisë dhe parave mund të ketë pasoja për ardhmërinë e B e H.

Comments