NE DHE POLITIKANËT

473
fresco

13095911_10154786229909348_4504956497971949121_n-1-300x300

URIM SALIHU

Gjëja e vetme me të cilën luftoj cdo ditë është stuhia që kam brenda meje.Në fakt secilën ditë ajo më kanos ashtu sic bën edhe me ty, me atë tjetrin dhe atë tjetrin.Ne kacafytemi secilën ditë me ekzistencën, me ditët që peshojnë dhe me frikën nëse do t’ia dalim.
Këto janë bërë të përditshme , torturuese .Por janë bërë për ne dhe jo për ata( politikanët).

midle

Politikanët na shohin me nëncmim, na kanë zaptuar dhe ne jemi lodrat e tyre të kurdisura.Na kanë bërë që më gjithë afshin tonë të betohemi për t’a .Na kanë shpërlarë trurin sa ne besojmë se jeta pa ta nuk ka asnjë kuptim të vetëm ..U thurrëm këngë, himne, I bëmë të duken hyjnorë por nuk pyetëm si u shfaqën , c’jetë kishin patur më përpara, ku ishin shkolluar.Nuk pyetëm fare për këto sepse na dukeshin gjëra të thjeshta.Por vonë e kuptuam se nisëm ta paguajmë shtrenjtë cmimin.Sa më shumë që ata ngriteshin, aq më të largëta bëheshin diferencat tona, aq më dhunshëm shkeleshin ne.Ata na shikonin nga lartë dhe talleshin me ne .Ne duhej të pësonim, ne duhej të vdisnim , të rriheshim për kauzat e tyre.Kauza e tyre dihet tashmë – është vetëm pushteti, asgjë tjetër.
Pastaj bie nata e dilemave.Ata shkojnë në pallatet e tyre që ua ndërtuam ne, ndërsa ne tretemi nga nervoza, nga makthet, nga ëndrrat që na torturojnë gjithë natën.Ndonjëherë të dëshpëruar nuk e duam e nesërmja të vijë.Por më vonë harrojmë dhe sërish vardisemi tek ata, sic një fëmijë I ngjitet për palltoje një prindi.
Pastaj nisin pyetjet tona pa zë drejtuar atyre që ne I mbështetëm kaq shumë duke besuar se vërtetë ata janë kaq atdhetarë të mëdhenj.Në fakt edhe mund të jenë, por ajo që na bën të dyshojmë është se kanë përzier këtë atdhe dashuri me lakminë për para, aq sa ajo I ka verbuar.

Ne u japim votën dhe ata na kushtëzojnë, në vend që të ndodhë e kundërta.
Ata( politikanët) kanë pasuri me të cilën bejnë tashmë cfarë të duan.U ofrojnë fëmijëve te tyre cfare te duan: vetura luksi, jete , cdo gjë që ata duan.

Ne – na mbyten kreditet, na mbyti varferia ekstreme.Ne vdesim secilën ditë padiktuar.Vërshimet në jetën tonë moti kanë ndodhur.

Ajo që na shqetëson neve, nuk janë më jetërat tona, por presim me padurim zgjedhjet që do vijnë sepse ata na shtypin susten dhe ne vardisemi .Akoma më keq kur përvecse na torturojnë ata që janë, shfaqen në politikë edhe të tjerë që na rrënojnë akoma më shumë.Zoti im n’a shpëto…

Comments